top of page

Fleçer-Diabi në majë të sulmit, Skënderbeu vjen me ndryshime

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 15, 2023
  • 1 min read

Nuk ka asnjë mëdyshje. Skënderbeu nesër do të zbresë në fushë në miqësore me ndryshime edhe në majë të sulmit.

Ndërkohë që në miqësoret e fundit kemi parë në majë dyshen Nikaj-Rashica, nesër në testin e radhës miqësor, do të shikojmë dyshen Fleçer-Diabi. Nuk dihet vetëm nëse do të shikojmë këtë ndryshim në vijën e parë, që nga minuta e parë, apo në vazhdim.

Nëse dy të huajt që kanë disa ditë në Korçë do të luajnë që nga fillimi, Rashica do të kthehet në vendin e tij dhe kështu me radhë do të ketë edhe lëvizje të tjera. Nesër është prova e së vërtetës për Skënderbeun dhe trajnerin Ivan Gvozdenoviç, që do të vijë me vendosje dhe ndryshime në emra në fushën e lojës.

Plus kësaj, do të jetë edhe prova e Muhamed Diabi, lojtarit nga Guinea që akoma nuk ka firmosur me Skënderbeun.



bottom of page