Fleçer-Djabi, vetëm 22 minuta në fushë. Shumë pak për të dhënë një vlerësim…!
- Korca Boom
- Aug 17, 2023
- 1 min read
Dy futbollistët që kanë mbërritur së fundmi te Skënderbeu, xhamajkani Zhordan Fleçer dhe lojtari nga Guinea, Muhamed Djabi luajtën vetëm 22 minuta në ndeshjen e djeshme miqësore ndaj Lushnjës.
Në fakt, të pranishmit në stadium mezi prisnin të shikonin këtë dyshe në fushë në majë të sulmit, madje u mendua se do të aktivizoheshin qysh në start.
Por, zgjedhja e stafit teknik ka qenë që të mos rrezikoheshin që në fillim dhe në minutën e 68-të janë hedhur në fushën e lojës.
Shumë pak minuta për të dhënë një opinion për të dy sulmuesit, që kanë ardhur për të qenë titullarë te Skënderbeu.
Duke qenë se akoma nuk janë në 100% të formës së tyre më të mirë, forma e tyre do të rritet gradualisht, pasi të dy lojtarët janë duke u marrë me përgatitësin atletik.
Sa vlejnë të dy futbollistët? Këtë edhe pas miqësores së djeshme nuk mund ta themi…
