top of page

Fleçer “ngel në klasë”, nuk kalon dot testet fizike

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 8, 2023
  • 1 min read

Zhordan Fleçer ka ardhur me shumë bujë tek korçarët, madje është quajtur si blerja e madhe. Të gjithë shpresuan se do ta shihnin në miqësore, por kjo nuk ka ndodhur.

Por, ajo që të bënte përshtypje, ishte fakti se futbollisti ditën e dielë ka zhvilluar edhe testet fizike, por në përfundim të tyre ai ka marrë një notë negative.

Kjo për faktin se futbollisti në të gjithë treguesit është treguar dobët, ç'ka tregon se nuk ka punuar edhe pse nga ana e trajnerit i ishte dhënë një plan individual stërvitor.

Në këto kushte futbollisti do të dojë shumë kohë të marrë gjendjen fizike.


bottom of page