Flet Gresild Lika: Ja pse qëndrova te Skënderbeu…
- Korca Boom
- Jul 7, 2023
- 1 min read
Një prej futbollistëve nga sezoni i kaluar që është aktivizuar si titullar tek korçarët, është edhe Gresild Lika.
Ai do të jetë edhe për këtë sezon pjesë e korçarëve dhe tregon arsyen se përse qëndroi përsëri tek ky ekip, ku për Likën: “Në Korçë gjithçka është e mrekullueshme, kushtet, ambjenti, spordashësit, trajnimi nga stafi teknik dhe mbi të gjitha nga grupi ku ka një harmoni mjaft të madhe.”
Lika shpesh herë është parë në disa pozicione loje kjo edhe për atë se i është dashur ekipit por sipas tij: “Ky grup me këta futbollistë cilësorë, bën që edhe loja e gjithsecilit nga ne të duket edhe më shumë.”
“Po punojmë shumë fort në këto momente dhe kjo do të na japë siguri për vazhdimësinë. Me afrimet e reja jemi edhe më të fortë,” - përfundon Gresild Lika për “Korça Boom”.
