Flet kapiteni Elvis Prençi: Jemi në gjendje shoku dhe të trishtuar
- Korca Boom
- May 1
- 1 min read
"Jam shumë i mërzitur dhe nuk e kisha menduar kurrë që mund të binim nga kategoria."
Këto janë fjalët e para të kapitenit të korçarëve, Elvis Prençi. I pyetur për këtë moment që tashmë duket se nuk kalohet dot lehtë dhe do të ketë, natyrisht, ndikimet e veta tek të gjithë.
Por, mbi të gjitha, për Prençin ka edhe një keqardhje që e përjeton thellësisht, dhe kjo lidhet, sipas tij: "Më vjen keq për të gjithë tifozët. Ata i kam parë që e kanë përjetuar shumë, madje edhe me lot në sy ato çaste pas ndeshjes."
Prençi ka folur edhe për të ardhmen e tij te korçarët, kur deklaron: "Mua me Skënderbeun nuk më lidh kontrata, atë nuk e kam parë fare. Jam në një moment psikologjik shumë të vështirë dhe të mbushur me trishtim. Më duhet kohë të qartësohem. Tani nuk mendoj dot asgjë."
Prençi, si një kapiten, natyrisht e ka ndjeshmërinë edhe më të theksuar në këtë drejtim. Të gjithë kanë dhënë dhe shpresuar shumë, por ja që realiteti foli ndryshe – dhe kjo ka sjellë një situatë që në ditët në vazhdim do të qartësohet.
"Korça Boom"
