Fluks i lartë lëvizjesh në pikat kufitare me Greqinë
- Aug 17, 2025
- 1 min read
Fluksi i lëvizjeve në pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës, vijon të jetë i lartë.
Gjatë orëve të fundit, nëpërmjet Kapshticës kanë hyrë në Shqipëri 5205 shtetas, ndërsa kanë dalë drejt Greqisë 6291 shtetas. Shifrat tregojnë se shumë emigrantë po rikthehen në vendin ku jetojnë dhe punojnë.
Edhe në Qafë Thanë, lëvizjet kanë qenë të konsiderueshme gjatë 24 orëve të fundit. Përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë 5388 shtetas dhe kanë dalë 4442 të tjerë.
Për të përballuar fluksin, në Kapshticë po punohet me 6 sportele, ndërsa në Qafë Thanë me 4 sportele, duke lehtësuar kalimin e udhëtarëve.
“KORÇA BOOM”
















