Fluks i shtuar në pikat kufitare të qarkut Korçë, Kapshtica dhe Qafë Thana kryesojnë
- Aug 5, 2025
- 1 min read
Shërbimet e Policisë Kufitare në pikat e kalimit kufitar Kapshticë, Qafë Thanë, Tushemisht dhe Goricë kanë vijuar punën me intensitet të shtuar për menaxhimin e fluksit të lëvizjes së shtetasve dhe mjeteve në hyrje dhe dalje të Republikës së Shqipërisë. Gjatë datës 4 gusht 2025, lëvizja është regjistruar si më poshtë:
Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë janë regjistruar në hyrje 2938 shtetas shqiptarë me 1076 mjete dhe në dalje 2779 shtetas shqiptarë me 1068 mjete. Po ashtu, kanë hyrë 1192 shtetas të huaj me 531 mjete dhe kanë dalë 1218 shtetas të huaj me 526 mjete.
Në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë kanë hyrë 1455 shtetas shqiptarë me 685 mjete dhe kanë dalë 1395 shtetas shqiptarë me 676 mjete. Në të njëjtën pikë, hyrja e shtetasve të huaj ka qenë 4617 me 1298 mjete dhe dalja 3140 shtetas të huaj me 1042 mjete.
Në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht kanë hyrë 537 shtetas shqiptarë me 220 mjete dhe kanë dalë 618 shtetas shqiptarë me 256 mjete. Ndërsa nga të huajt janë regjistruar në hyrje 894 shtetas me 245 mjete dhe në dalje 1129 shtetas me 271 mjete.
Në Pikën e Kalimit Kufitar Goricë janë regjistruar në hyrje 203 shtetas shqiptarë me 110 mjete dhe në dalje 172 shtetas shqiptarë me 88 mjete. Nga shtetasit e huaj, kanë hyrë 243 me 118 mjete dhe kanë dalë po 243 shtetas me 115 mjete.
“KORÇA BOOM”
















