top of page

Forca Skënderbe/ Ndaj Bylisit ja dalim, 90 minuta sa një sezon!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 24
  • 1 min read

Updated: Apr 25

E diela është në prag, ndërkohë që Skënderbeu dhe më konkretisht trajneri Ernest Gjoka po u jep dorën e fundit të tijve. Të dielë të gjithë janë me “sy e veshë” në stadiumin “Skënderbeu”, atje ku luhet një sezon i tërë. Skënderbeu-Bylis, luajnë fatet e tyre, por edhe fatet e skuadrave të tjera. Një fitore e Skënderbeut do të thtoë që përfundimisht bardhekuqtë të shpëtojnë edhe “play-out”-in, ndërkohë që Bylisit i bën punë edhe barazimi.


Pra, 90 minuta për “jetë a vdekje” dhe sigurisht që atmosfera ka filluar të ndihet në juglindje. Dyert e stadiumit janë hapur tashmë dhe tifozët sigurisht që do të jenë të shumtë. Ka një sezon që skuadra bardhekuqe ka vuajtur, por tashmë erdhi momenti që vetëm një ndeshje e vetme vlen dhe edhe lojtarët duhet të japin shpirtin në fushë.


Nuk ju falet ky moment, ndërkohë që për këtë pritet që edhe presidenti Ardjan Takaj të mbërrijë qysh sot në juglindje për të qenë pranë skuadrës. Presioni sigurisht që është mbi Skënderbeun që i duhet vetëm trepikëshi, por kjo nuk duhet të ndikojë në fushë.


Skënderbeu erdhi vërtet momenti.

Forca bardhekuq.

Të dielë duhet të bëni “Ujkun” e vërtetë në fushë…



“KORÇA BOOM”



bottom of page