Formacioni i dytë i Skënderbeut, mposht Helzagun…
- Korca Boom
- Jul 21, 2023
- 2 min read
Skënderbeu - Helzag 3-1
Shënues: Hysolli 3’ (11-m), Beçka 20’, Sevio 28’ / Shahinasi 51’
Në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme, Skënderbeu luajti miqësoren e dytë të kësaj faze përgatitore, kësaj here përballë një ekipi amator si Helzag, por me djem që kanë luajtur më parë futboll. Trajneri Ivan Gvozdenoviç mendoi që në këtë takim të aktivizojë formacionin e dytë, me të vetmin lojtar në fushë, Andrea Gërxho që vetëm një ditë më parë kishte mbërritur në Korçë.
Ndeshja e djeshme u luajt me dy pjesë nga 30 minuta, ndërkohë që Skënderbeu bëri diferencë në pjesën e parë.
Kronika e lojës
Pjesa e parë nisi vrullshëm dhe Skënderbeu hidhet në sulm që në fillim. Qysh në minutën e 3-të korçarët fitojnë një 11-metërsh, e cila merret përsipër nga Hysolli që tregohet i saktë dhe 1-0 për Skënderbeun.
Edhe në minutat në vazhdim edhe pse me djem të rinj në fushë, skuadra e Gvozdenoviç kërkon të shënojë edhe të tjerë, por goli i dytë do të vinte vetëm në minutën e 20-të. Është Beçka që ekzekuton saktësisht një goditje dënimi nga jashtë zonës dhe tund rrjetën për herë të dytë. Deri në përfundimin e pjesës së parë bardhekuqtë do të mendonin edhe për golin e tretë.
Është afrikani Sevio që brenda zonës tregohet po kaq i saktë dhe 3-0. 30 minutat e pjesës së parë mbyllen me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë Skënderbeu kryhen vetëm dy ndërrime dhe loja duket sikur bie, duke ju dhënë mundësi edhe Helzag, skuadër që tregon se ka dëshirë të shënojë të paktën një gol.
I futur pak minuta para se të shënonte është Zamir Shahinasi që merr një topë nga largësia dhe shënon golin e nderit për Helzag. Pak histori në këtë pjesë, ndërkohë që Skënderbeu dhe Gvozdenoviç në përgjithësi pa djemtë e rinj sa vlejnë, pasi të gjithë titullarët mbaruan stërvitje vetëm pak momente përpara se të fillonte ndeshja.
Fjalët më të mira për Helzag, skuadër që padiskutim tregoi grintë në fushë dhe u përball denjësisht me Skënderbeun edhe pse luajti me formacionin e dytë të saj.

