top of page

Forumi i Tretë Rajonal për Angazhimin e Burrave dhe Djemve si Aleatë kundër Dhunës me Bazë Gjinore

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 13
  • 1 min read

Bashkia Korçë mirëpriti përfaqësues nga gjashtë bashki të qarkut (Korçë, Pogradec, Maliq, Ersekë, Devoll, Pustec) në një diskutim të hapur mbi sfidat lokale dhe hapat e ardhshëm për forcimin e rolit të komunitetit në parandalimin e dhunës me bazë gjinore.


Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të nismës së UNFPA Shqipëri dhe Rrjetit të Organizatave “Zëri i të Rinjve”, si pjesë e projektit “Reduktojmë dhunën me bazë gjinore dhe praktikat e dëmshme përmes qeverisjes së përgjegjshme gjinore”, financuar nga Qeveria e Italisë dhe zbatuar në partneritet me Qeverinë Shqiptare.


 Bashkia Korçë mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që promovojnë barazinë gjinore dhe ndërtimin e një komuniteti të sigurt për të gjithë qytetarët.

“KORÇA BOOM”

ree
ree
ree

bottom of page