top of page

FOTO sa një mijë fjalë/ Nga Kadiu, te Memelli, Qosa, Jano, Kotomelo. Sa shumë nostalgji

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 6
  • 1 min read

Një foto sa një mijë fjalë po sjellim sot për të gjithë ju miq të portalit tonë. E shkrepur ditët e fundit në qytetin juglinor, ku janë mbledhur ish-ët e Skënderbeut, emra që i kanë dhënë shumë këtij Skënderbeu.


Sigurisht që të gjithë spikasin në këtë foto, por padyshim Rigers Qosa është risia, ish-goleadori i Skënderbeut që është kthyer për të pushuar në vendlindjen e tij, në Korçë. Me kaq shumë dashuri për vendlindjen, atje ku është formuar dhe rritur si futbollist, Qose luajti edhe me veteranët dhe shënoi duke kthyer vitet e “rënda” me Skënderbeun.


Ndërkohë pranë tij janë shokët dhe miqtë e tij, ata që sigurisht i kanë dhënë shumë këtij Skënderbeu, ku Bledi Kadiu, një tjetër ish-lojtar me shumë vlera dhe që i ka dhënë shumë këtij qyteti, edhe pse jeton në kryeqytet, zemrën e ka në këtë qytet.


Migen Memelli është një tjetër lojtar që ka veshur fanelën bardhekuqe dhe ka dhënë shumë, ndërkohë që pogradecarin pak e dinë të jetë nga qyteti i liqenit, pasi Korçën e ka shtëpinë e tij.


Më tej, Daniel Jano, një ish-futbollist, sot trajner i Akademisë dhe shumë i suksesshëm dhe pranë tij gjyqtari dhe ish-futbollisti i Skënderbeut, Ervin Kotemelo.


Sa shumë nostalgji për këta djema dhe sa shumë falënderime për atë që kanë dhënë për Skënderbeun.


Faleminderit dhe shumë suksese të keni djema!


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page