top of page

Frashëri dhe Lika japin verdiktin: Çdo gjë “ok”-i te Skënderbeu…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 22, 2023
  • 1 min read

Duket se te Skënderbeu ka harmoni më shumë se të madhe dhe kjo shprehet hapur në çdo seancë stërvitore.

Një ditë më parë portali ynë “Korça Boom” ka qenë në stërvitjen e Skënderbeut dhe fotoreporteri Olsi Hajdini na ka sjellë këtë foto, ku kapiteni Elis Frashëri dhe Gresild Lika kanë pozuar së bashku, duke treguar qartë se çdo gjë është në rregull te Skënderbeu.

Në fakt, atmosfera në kampin bardhekuq ka kohë që është pozitive, ndërkohë që jemi në javën e katërt të fazës përgatitore dhe përveç seancave stërvitore, lojtarët tregojnë se janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

Frashëri dhe Lika padyshim që janë dy lojtarë titullarë dhe pritet shumë nga kjo dyshe në sezonin e ri, një dyshe që përveç “ok”-it që na kanë treguar e kanë dhënë këtë verdikt edhe të tjerët me radhë.




bottom of page