Frashëri me superlativa: Kemi skuadër të denjë
- Korca Boom
- Jul 2, 2023
- 1 min read
Flet kapiteni i korçarëve për “Korça Boom”
Erlis Frashëri kapiteni i korçarëve është ndër të parët që hodhi firmën mbi kontartë. I pyetur për këtë ai ka deklaruar: “Ishte projekti që presidenti i ekipit Ardjan Takaj më parashtroi dhe u binda plotësisht se duhet të isha në këtë ekip dhe nuk hezitova aspak.”
Frashëri flet edhe për afrimet e reja në ekip ku vazhdon se: “Ka shumë prurje të reja dhe kjo është pozitive. Nga ajo që kam parë deri tani edhe pse nuk më takon të jap vlerësime them me bindje të plotë se disa janë shumë të mirë.”
Por këto afrime, në një farë mase kanë rritur edhe shkallën e konkurencës dhe Frashëri e shton: “Është shumë pozitive dublimi i roleve. Stafi ka mundësi përzgjedhjeje dhe vetë futbollistët vihen në pozita pune shumë të mëdha. Besoj se do të kemi një stol shumë cilësor, ndërkohë që kampionati është i gjatë dhe duhen të merren masat. Me plot gojë dua të them se kemi një ekip të denjë,” - ka theksuar Erlis Frashëri, kapiteni i Skënderbeut.
