top of page

Fshati Belorta vuan mungesën e ujit të pishëm

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 21, 2023
  • 1 min read

Reshjet e dëndura të para disa ditëve, kanë sjellë dëme të mëdha në çdo drejtim. Në Belorta është dëmtuar rëndë edhe ujësjellësi i fshatit , për pasojë banorët janë detyruar të shfrytëzojnë ujin e puseve, por edhe ta blejnë. Me gjithë përpjekjet e punonjësve të kanalizimeve akoma nuk ka një datë të saktë se kur do të mbrijë uji në rubinetat e banorëve të këtij fshati. Nga informacioni i marë, mësohet se do të duhen të paktën edhe dy ditë, që sistemi i ujësjellësit të jetë në efiçensë të plotë. Banorët janë me shpresë se kjo gjëndje do të ndryshojë shpejt.

bottom of page