top of page

Fshehur në errësirë, po v*risnin kafshë të egra, arrestohen nga Policia e Maliqit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 15
  • 1 min read

Në vijim të zbatimit të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme të gjuetisë dhe të prerjes së pyjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq kanë intensifikuar kontrollet në zona të ndryshme të qarkut.


Si rezultat i këtyre kontrolleve, në vendin e quajtur "Burimi i Selcës", në njësinë administrative Maliq, janë kapur në flagrancë gjatë natës, 3 shtetas, të cilët po kryenin gjueti të paligjshme, në kundërshtim me ligjin dhe moratoriumin në fuqi për ndalimin e gjuetisë.


Gjatë kontrollit të ushtruar në vendngjarje u konstatua një kafshë e egër e vrarë me armë gjahu, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • 1 armë gjahu, për të cilën u bë bllokimi dhe heqja e lejes së mbajtjes për shkak të shkeljes së ligjit

  • municion luftarak

  • 1 elektrik dore

  • 1 automjet, që dyshohet se është përdorur për transportin gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie të paligjshme


Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

  • D. A., 31 vjeç, banues në Maliq

  • L. D., 20 vjeç, banues në Maliq

  • M. T., 23 vjeç, banues në fshatin Libonik

Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale "Keqtrajtimi i kafshëve", parashikuar nga neni përkatës i Kodit Penal.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page