top of page

FT: Skënderbeu vetëm 1 pikë ndaj Egnatias, zbret në vendin e 8-të!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 19
  • 3 min read

Egnatia - Skënderbeu 0-0

EGNATIA: Dajsinani, Dylis, Alijev, Aleksi, Fernando, Lushkja (Melo 64’), Zejnullai, Jahaja (Wotlai 64’), Ujka, Frangaj, Guindo (Bakajoko 72’). Trajner: Edlir Tetova.

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Merlim, Nikaj (Balaj 69’), Naser, Dumfur (Vaskuez 51’), Sabo, Shaqe, Lukas (Janaqi 87’), Bismark. Trajner: Ernest Gjoka.

Gjyqtar: Olsid Ferataj

Kartonë të verdhë: Fangaj, Aleksi, Dylis, Bakajoko, Zejnullai / Ramos, Sabo, Ernest Gjoka (në stol), Bismark

 

Ndeshja mes Egnatias dhe Skënderbeut nis e qetë dhe pa raste në 10 minutat e para të takimit, ku duket se pavarësisht superioritetit të lehtë të vendasve, të dy ekipet përpiqen të mos gabojnë në zonat e tyre. Skënderbeu në këto minuta përpiqet më shumë të ulë ritmin dhe pak të rrezikojë.


Vetëm në të 17-ën minutë janë vendasit që sjellin rastin e parë, teksa Gundi përfiton nga një gabim i Ramos dhe Dumfor dhe i vetëm përballë Alias nuk arrin të shënojë golin e avantazhit.

Rast tjetër shënimi për Egnatian. Lushkja dy minuta më vonë gjuan me të majtën nga jashtë zone dhe është Marko Alia që bën mrekullinë me grushtimin e topit.



Skënderbeu do të kujtohej vetëm në minutën e 28-të, teksa nga e djathta e sulmit kroson dhe gjuan njëkohësisht, por topi përfundon mbi traversë. Tetë minuta nga fundi sërish Skënderbeu në një goditje këndi për pak sa nuk rrezikon. Merlim shërben në zonë, por asnjë nga lojtarët në zonë nuk e dërgon topin në kuadrat.

Rastin e pastër të fundit në pjesën e parë e ka Skënderbeu, teksa Lukas për pak sa nuk shënon, por është Aleksi që heq topin nga vija fatale.


Në të 42-ën minutë është Bismark që për pak sa nuk kalon Skënderbeun në avantazh, godet dhe vetëm shtylla shpëton vendasit nga pësimi i golit të avantazhit.


Pjesa e parë do të mbyllej me Fangaj që lëshon një predhë dhe Alia shpëton për mrekulli portën me grushtimin e topit. Mbyllet pjesa e parë 0-0.


Pjesa e dytë nis pa ndryshime në të dy skuadrat duke u besuar të njëjtëve lojtarë që hodhën qysh në minutën e parë.

Rastin e parë të kësaj pjese e ka Skënderbeu. Nasr kroson bukur në zonë për Nikaj që del huq dhe nuk gjuan dot në kuadrat edhe pse ishte përballë portës.

Rasti më i pastër i ndeshjes për Skënderbeun. Nasr ecën vetë me topin drejt portës rrogozhinase, del përballë Dajsinanit, gjuan dhe ky i fundit bën mrekullinë duke shpëtuar portën nga goli.



Më tej për minuta të tëra të dy ekipet nuk kanë raste, deri në të 74-ën kur zgjohen rrogozhinasit. Leo Melo, nuk shënon përballë portierit Alia, teksa ky i fundit shpëton një tjetër gol të sigurt.


Në të 77-ën minutë është Nasr për Skënderbeun që nuk shënon edhe pse i vetëm. Gjuan me kokë dhe Dajsinani bën mrekullinë duke mos lejuar të shënojë.  

Janë minutat e rasteve të pastra, teksa Zejnullai në minutën e 80-të për pak sa nuk shënon, por gjuan jashtë.

 

Minutat dhe rastet e pjesës së parë

17’ – Rasti i parë i ndeshjes vjen në këtë minutë për Egnatian. Është Guindo që merr një asist nga mbrojtja e Skënderbeut dhe përballë Alias bën më të vështirën, gjuan jashtë. Shpëton porta e Skënderbeut.

19- Tjetër rast shënimi për Egnatian. Këtë herë Lushkja lëshon një predhë nga jashtë zonës me të majtën dhe grushton Alia.

28’ – Skënderbeu do të kujtohej të zbriste në portën rrogozhinase vetëm në këtë minutë. Juri Merlim kroson dhe gjuan njëkohësisht, por mbi traversë.

37’ – Goditje këndi për Skënderbeun. Juri Merlim kroson në zonë dhe atje asnjë nga futbollistët e Skënderbeut nuk arrin ta dërgojë topin në kuadrat.

41’ – Rast i pastër shënimi për Skënderbeun. Lukas kalon një lojtar në të djathtë, fut topin në portë dhe në vijën fatale është Aleksi që shpëton rastin e golit për Skënderbeun.

42’- Skënderbeu për pak sa nuk shënon. Bismark gjuan dhe vetëm shtylla ndal Egnatian nga pësimi i golit të parë.

43’ – Fangaj nga krahu tjetër gjuan dhe grushton Marko Alia që bën një pritje spektakolare.



 

Minutat dhe rastet e pjesës së dytë

48’ – E dyta nis me rast të pastër për Skënderbeun. Nasr kros në zonë për Nikaj që ishte zbuluar, por del huq dhe nuk e dërgon dot topin në kuadrat.

54’ – Super shans goli për Skënderbeun. Saleh Nasr ecën me topin për 40 metra dhe i zbuluar përballë portës vendase nuk shënon, shpëton Dajsinani.

74’ – Është Leo Melo për Egnatian që shpërdoron një rast të artë shënimi. Del përballë Marko Alias dhe ky i fundit ndal vendasit nga goli.

77’ – Nasr shpërdoron një rast të pastër shënimi. Nasr gjuan me kokë dhe pret Dajsinani.

80’ – Është Egnatia që sërish për pak sa nuk shënon, Zejnullai i vetëm gjuan, por topi përufndon pak centimetra larg shtyllës së djathtë pingule të Skënderbeut.


“KORÇA BOOM”



bottom of page