top of page

Futboll: Universiteti “Fan Noli” mposht polakët 1-0

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 27, 2023
  • 1 min read

Blaceri shënon. Shikoni foton e tanëve që vjen nga Polonia


Universiteti “Fan Noli” po merr pjesë në Kampionatin Europian të Futbollit Universitar, kampionat që ka dy ditë që ka startuar.

Ditën e sotme djemtë e Universiteti “Fan Noli” kanë arritur të shënojnë fitoren e parë në këtë aktivitet me një gol në pjesën e dytë të takimit, nga ana e Klesti Blacerit. Përballë tanëve ishte universitet nga Polonia “Gdansk Technology”.

Në ditën e parë djemtë tanë kanë humbur përballë universitetit gjerman të “Helndenborg” me rezultatin 1-3.

Pas dy ndeshjeve të para të katër universitetet kanë nga 3 pikë në Grupin A, pra me nga një fitore dhe një humbje.

Suksese djema!



bottom of page