top of page

Gërxho e gdhin në juglindje, sot në orën 09:00 bashkohet me skuadrën

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 21, 2023
  • 1 min read

Ka qenë “Korça Boom” që ka zbuluar lajmin se Andrea Gërxho do të mbërrinte në qytetin juglindor pasditen e djeshme dhe kjo është bërë realitet. Futbollisti në fjalë dje në orët e vona të mbrëmjes është parë në qytetin e Korçës dhe tashmë pret me padurim prezantimin e tij përpara skuadrës.

Sot në mëngjes qysh në seancën e paradites Gërxho do të etë në stërvitje dhe padiskutim që edhe në mbrëmje në miqësoren ndaj Helzag, ai do të jetë me skuadrën, por nuk dihet nëse do të luajë disa minuta apo do të kursehet nga trajneri.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është një tjetër afrim me shumë vlera për Skënderbeun dhe e mbush edhe më shumë Skënderbeun. Një tjetër mision i përfunduar ky me talentin Andrea Gërxho, që sapo është veshur bardhekuq.



bottom of page