top of page

Gëzuar ditëlindjen doktor Ilir Koroveshi!

Jun 9
1 min read

Gëzuar ditëlindjen dr. Ilir Koroveshi!


Dr. Iliri, i lindur në Korçë është mjek imazherist me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme.


Ai përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Tiranës në vitin 1979 dhe ka ushtruar profesionin e mjekut në disa zona të vendit, përfshirë Tropojën dhe Devollin, me përkushtim dhe korrektësi.


Më pas u specializua për imazheri pranë QSUT në Tiranë dhe që nga viti 1996 ka shërbyer në Spitalin Rajonal të Korçës si mjek imazherist, duke mbajtur edhe detyrën e shefit të repartit të imazherisë dhe më vonë të nëndrejtorit të spitalit. Ka kryer gjithashtu specializime në CT dhe MRI pranë QSUT.


Përveç punës klinike, ka kontribuar edhe në arsim si pedagog i jashtëm në institucione private të arsimit të lartë, duke ndihmuar në formimin profesional të studentëve të fushës së shëndetësisë.


Dr. Iliri të urojmë shëndet dhe shumë gëzime!

“KORÇA BOOM”


bottom of page