Gara edhe për golashënuesin, ja kush mund të fitojë…
- Korca Boom
- May 1
- 1 min read
Duket se edhe sulmuesit janë vënë në garë për të treguar se kush prej tyre do të jetë më i miri. Nga sa shihet deri tani, është Bekim Balaj ai që kryeson me 17 gola, ndërsa pas tij renditet Redi Lushkja i ekipit të Egnatias, dhe në vendin e tretë është Jarmoni i Tiranës.
Kujtojmë se të dy të parët, si shkodrani Balaj ashtu edhe Lushkja, janë në garë edhe me ekipet e tyre për titullin kampion. Duket qartë se Balaj është disi më i favorizuar, pasi ka një diferencë prej tre golash ndaj ndjekësit më të afërt.
"Korça Boom"
