Gati uniformat e reja për Skënderbeun, ja kur prezantohen…!
- Korca Boom
- Jul 29, 2023
- 1 min read
Burime pranë klubit bardhekuq bëjnë me dije se uniformat e reja të Skënderbeut janë gati dhe do të prezantohen javën e ardhshme.
Të njëjta burime bëjnë me dije se për herë të parë uniformat e superligës që do të veshin futbollistët e Skënderbeut do të prezantohen te faqja zyrtare e klubit dhe më pas edhe për mediat.
Pak kohë më parë u përhap lajmi i remë në shumicën e portale që kishte të bënte me prezantimin e një uniforme të gënjeshtër, ndërkohë që “Korça Boom” ishte e para që përgënjeshtroi lajmin dhe bëri të ditur që uniformat e reja do të jenë të tjera.
Bardhekuq do të jetë edhe uniforma e re e Skënderbeut, sigurisht e para, pasi e dyta do të ketë ngjyrë tjetër. Sipas burimeve pranë klubit, edhe për këtë sezon superlige, uniformat e reja do të jenë tradicionale dhe vërtet shumë të bukura dhe që i shkojnë për shtat Skënderbeut.
Na duhet të presim edhe pak ditë për të mësuar uniformat e reja të Skënderbeut të superligës.
