Gentian Çala ka një mesazh për ata që e votuan
- Korca Boom
- May 15
- 1 min read
Kohët e zymta duan shpirtrat e lirë për tu dhënë dritë, mesazhi i kandidatit Gentian Çala si mirënjohje për votuesit Mijëra zemra të pastra, të pandikuara nga pushteti, nga joshjet, presioni e paratë, na votuan për atë që jemi dhe që përfaqësojmë.
Ata refuzuan pushtetin për të mbështetur opozitën dhe për ti dhënë forcë ndryshimit, për të mbështetur kandidatin e tyre.
Ata janë shëndeti dhe zemreku i demokracisë. Ata meritojnë mirënjohjen dhe respektin, jo sepse votuan ndryshimin dhe se më votuan mua, por sepse bënë atë që ju ndjente shpirti dhe zemra e lirë.
Kohët e zymta duan shpirtrat e lirë për tu dhënë dritë. Dritë ishit dhe dritë mbeteni. FALEMINDERIT TË GJITHË ATYRE QË MË VOTUAN!
“KORÇA BOOM”
