top of page

Gerti Kote, “ujku i mbrojtjes” korçare…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 29, 2023
  • 1 min read

Sa shumë lojtarë kanë veshur fanelën e Skënderbeut. Sa shumë futbollistë na kanë bërë krenarë për vite e dekada me radhë. Sa shumë ka prodhuar ky qytet dhe sa shumë sot kujtohen me nostalgjinë më të madhe.

“Korça Boom” ka sjellë ditë pas dite me shumë nostalgji dhe me shumë respekt për të gjithë ju, emra lojtarësh që padiskutim kanë lënë gjurmë të paharrueshme.

Sot po sjellim një tjetër emër po kaq të dashur për të gjithë ne. Bëhet fjalë për Gerti Kote, mbrojtësin agresiv dhe mbrojtësin me grintë, teksa edhe ky i ka dhënë kaq shumë futbollit të këtij qyteti.

Një lojtar që do të mbahet mend vërtet gjatë dhe që fushave u mungon si lojtar, por si trajner ai është atje, në akademinë e Skënderbeut.

Përpara disa javësh Gerti Kote ishte atje, në fushë, me veteranët për të treguar se mbetet edhe ai “ujk”, si shumë lojtarë të tjerë që kanë treguar forcë dhe agresivitet kur kanë qenë lojtarë.

Sa shumë na mungon Gerti dhe faleminderit për gjithçka që i kë dhënë këtij Skënderbeu.



bottom of page