top of page

Gilber Rapo, sa shumë na ka munguar në fushë…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 26, 2023
  • 1 min read

Një tjetër emblemë e futbollit të këtij qyteti, një tjetër emër i madh i Skënderbeut.


Ditë pas dite “Korça Boom” ka pasqyruar emra të shumtë futbollistësh që kanë qenë pjesë e Skënderbeut, por në fakt nuk kanë fund. Sepse janë aq të shumtë, sa rallë gjen në qytetet e tjera lojtarë cilësorë me kaq emër.

Njëri prej tyre është Gilbert Rapo. E kush nuk e njeh Gilbertin, futbollistin që nuk ka tifoz korçar që e harron, për atë që i ka dhënë Skënderbeut dhe futbollit shqiptar. Gilbert Rapo, ka qenë edhe me Partizanin e famshëm, por në Korçë sigurisht që kanë shumë nostalgji.

Përpara pak kohësh Rapo ishte në fushë dhe sigurisht që me fanelën e Skënderbeut ka kujtuar se është sërish atje, në fushat e blerta, sepse e ka dashuruar dhe e dashuron pafund futbollin.

Ishte miku i miqve veteranë të Kosturit, sepse ka luajtur edhe në shtetin fqinj, duke lënë një emër të madh.

Sa shumë na ke munguar Gilbert! Sa shumë kënaqësi na ke dhënë dhe faleminderit për atë që ke dhënë në fushën e lojës, që sa shumë na ke kënaqur.



 
 
bottom of page