top of page

Gjatë ndalimit të funksionit publik, Keçi “arratiset” jashtë vendit, duke thyer çdo pritshmëri

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 16
  • 1 min read

Deborah Keçi, aktualisht e pezulluar nga detyra si drejtoreshë e Klubit Sportiv Tirana dhe ish-drejtoreshë e Bashkisë së Tiranës, u largua ditët e fundit drejt Kirgistanit, pas përfundimit të procedimeve në kuadër të dosjes së njohur si "5D".


Vendimi i SPAK për pezullimin e dënimit me burg prej 1 viti, i ulur në 8 muaj për shkak të faljes së gjykimit, u zëvendësua me 16 muaj shërbim prove dhe 5 vite ndalim për t'u punësuar në institucione shtetërore.


Deborah Keçi ishte pjesë e grupit të ish-drejtorëve të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera të organizuar nga Bashkia e Tiranës. SPAK e akuzon për favorizimin e kompanisë “V.A.S Konstruksion sh.p.k”, e lidhur me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i mundësuar avantazhe të padrejta dhe duke shpallur fitues në mënyrë të parregullt fitues të një tenderi të zhvilluar në dhjetor 2020 për “Rikonstruksionin e Palestrës së Mundjes”.


Komisioni i Vlerësimit të ofertave ka vepruar jo sipas ligjit, ndërsa komunikimi me administratorin Nestor M. është konfirmuar nga hetimet e SPAK.

SPAK kishte kërkuar dënimin e saj me 1 vit burgim, me pezullim të ekzekutimit dhe shërbim prove për dy vjet, si edhe ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për pesë vjet.


Pas ngarkesës mediatike për stilin e saj të jetesës luksoze dhe promovimin e pushimeve në rrjetet sociale, vendimi i saj për t'u larguar jep tonin e një ikjeje strategjike nga skena publike shqiptare.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page