Gjergo, trofeu që i mungonte e ngriti…!
- Korca Boom
- Jun 25, 2023
- 1 min read
Portieri Qirjako Gjergo protagonist edhe ai në fitoren e ndeshjes së veteranëve. Sa shumë gëzim për “gardianin”
Kishte vite të tëra që edhe një emër tjetër i futbollit korçar i mungonte fushave të blerta. Bëhet fjalë për një emër të njohur të portës bardhekuqe, siç është Qirjako Gjergo. Në qytetin juglindor tifozët e njohin shumë mirë, kjo edhe për popullaritetin e tij, ndërkohë që Gjergo u rishfaq pas kaq shumë vitesh edhe në fushë.
Kjo foto që shikoni më poshte është nga turneu i veteranëve, ku merrnin pjesë, Skënderbeu, Kosturi dhe Elbasani. Gjergo ishte portieri titullar dhe tregoi formë të mirë sportive në fushë edhe pse vitet bëjnë të vetën.
Duartrokitjet kanë treguar që edhe ky portier i mungon tifozëve dhe në fund Skënderbeu meritoi trofeun e fituesit. Edhe pse kishte shumë lojtarë në atë turne me moshë më të madhe, të gjithë ia lanë ta ngrinte Gjergos, portierit që në këtë foto ka në krah zyrtarin e Federatës, Renato Rapo dhe Konsullin e Greqisë në Korçë.
Sa shumë na kanë munguar gjithë këta emra futbollistësh.
Faleminderit edhe Qirjako Gjergos për gjithçka që i ka dhënë futbollit të qytetit tonë.
