Godet vëllanë, procedohet 50 vjeçari
- Korca Boom
- Jun 16, 2023
- 1 min read
Sherri në familje, vëllai acarohet me vëllanë
Policia e Korçës ka dhënë tjetër njoftim për mediat ditën e sotme, duke deklaruar që ka arrestuar dhe më pas e ka lënë të lirë personin me inicialin P. Ç 50 vjeç banues në Korçë. Personai në fjalë është konfliktuar me vëllain e tij, pra dhunë në familje.
Ja dhe njoftimi i Policisë së Korçës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Ç, 50 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.
