Goditet qëllimisht me makinë, 55-vjeçari në gjendje kritike – Prokuroria nis hetimet
- Korca Boom
- Sep 25
- 1 min read
Ngjarje shumë e rëndë dhe shqetësuese kjo në Durrës. Mësohet se 55-vjeçari Azem Koldashi, i njohur edhe si Besnik Koldashi, është qëlluar qëllimisht me makinën nga një person tjetër, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka identifikuar autorin, 40-vjeçarin Abdyl Bodlli nga Shijaku, i cili është shpallur në kërkim dhe makina e tij nuk është gjetur ende.
Azem Koldashi ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa hetimet vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit për tentativë vrasjeje me paramendim.
“KORÇA BOOM”



















