GRANTE deri në 50,000 € për bizneset në Korçë, Pogradec dhe Prrenjas!
- Korca Boom
- Jul 17, 2025
- 1 min read
GRANTE deri në 50,000 € për bizneset në Korçë, Pogradec dhe Prrenjas!
Je një biznes lokal që vepron në fushën e turizmit, agropërpunimit apo fasonerisë? Ke një ide inovatore që ndihmon në menaxhimin e mbetjeve ose promovon ekonominë qarkulluese?
Apliko tani në thirrjen e hapur nga GIZ, e cila mbështet idetë më të mira me grante deri në 50,000 € për të zhvilluar dhe zbatuar zgjidhje të qëndrueshme në territorin e bashkive Korçë, Pogradec dhe Prrenjas.
Afati i fundit për aplikim: 15 Gusht 2025.
“KORÇA BOOM”



















