Grushta mes femrave në Pogradec, fillon procedimi
- Korca Boom
- Jun 26, 2023
- 1 min read
Dy femra njëra 32-vjeç dhe tjetra 34-vjeç goditen me grushta mes njëra-tjetrës në qytetin e Pogradecit.
Ja dhe njoftimi i policisë:
- Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Z. M., 34 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht në fytyrë, një 32-vjeçare.
- Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. O., 31 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 28-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
