Gushti sjell provimet e sesionit të dytë / Ja çfarë duhet të përgatitni
- Korca Boom
- Aug 8
- 1 min read
Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar njofton se provimet kombëtare të arsimit bazë për sesionin e dytë të vitit shkollor 2024-2025 do të zhvillohen gjatë muajit gusht 2025, sipas këtij kalendari:
Lënda gjuhë shqipe – më 20 gusht 2025
Lënda gjuhë amtare (për nxënësit e pakicave kombëtare) – më 21 gusht 2025
Lënda matematikë – më 25 gusht 2025
Lënda gjuhë e huaj – më 29 gusht 2025
Ky sesion i dytë është një mundësi shtesë për të gjithë nxënësit e arsimit bazë që nuk kanë mundur të marrin pjesë në sesionin e parë të provimeve ose nuk kanë arritur rezultate kaluese në një ose më shumë lëndë.
Të gjithë nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e provimit 30 minuta përpara nisjes së testimit, duke pasur me vete dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti ose dokument shkollor).Gjatë zhvillimit të provimeve ndalohet përdorimi i pajisjeve elektronike, si telefonat, orët smart dhe çdo mjet tjetër i paautorizuar.
Materialet e nevojshme për testim (lapsa, stilolapsa, vizore, kompast, fshirëse) duhet të sillen nga vetë nxënësi.Në qendrat e provimit do të zbatohen rregulla të qarta për mbarëvajtjen dhe për vlerësim të drejtë e objektiv.
Ky është një hap i rëndësishëm për përfundimin e suksesshëm të arsimit bazë dhe për vazhdimin e mëtejshëm në arsimin e mesëm. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjithë nxënësve të përgatiten me kujdes dhe të përfitojnë nga kjo mundësi.
Për më shumë informacion, nxënësit dhe prindërit mund të kontaktojnë drejtorinë e shkollës ose të ndjekin njoftimet në faqet zyrtare të Ministrisë së Arsimit.
“KORÇA BOOM”



















