top of page

Gvozdenoviç: Ja përse ekipi po pëson gola…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 2, 2023
  • 1 min read

Pothuajse në të gjitha miqësoret e zhvilluara ekipi i Skënderbeut ka pësuar gola. Kjo është më se normale, pasi në fundt të fundit futbolli prandaj luhet.

Por, i pyetur për këtë fakt, trajneri Ivan Gvozdenoviç ka argumentat e tij:

“Në radhë të parë janë vetëm ndeshje miqësore. Së dyti dhe më e rëndësishmja lidhet me faktin se ne luajmë për të ushtruar presion lart dhe kjo krijon shpesh edhe hapje të zonave. Kjo nuk më shqetëson, pasi në këto momente unë dua një lojë shumë sulmuese. Le të pësojmë, por duhet të mësohemi edhe të përmbysim rezultatet kur jemi në disavantazh. Mendimi im është që mbrojtja vepron mirë”.

Edhe pse ka qenë vetë një mbrojtës, Gvozdenoviç pëlqen shumë lojën sulmuese dhe nuk e mbyll ekipin në kufijtë e mbrojtjes.




bottom of page