Gvozdenoviç bën "spiunin", ja cilin ekip do të vëzhgojë sot...
- Korca Boom
- Jun 29, 2023
- 1 min read

Tek Skënderbeu jo vetëm po punohet për të ndërtuar ekipin, por po mendohet edhe për të njohur kundërshtarët.
Një prej tyre është edhe ekipi i Partizanit, një ekip i stacionuar në Pogradec. Ditën e sotme në orën 17:30 do të luhet një miqësore, ku të kuqtë në kuadër të përgatitjeve europine do të luajnë kundër ekipit të Strugës.
Kështu trajneri i korçarëve Ivan Gvozdenoviç dhe stafi i tij i ngushtë, do të udhëtojnë drejt Pogradecit për të ndjekur këtë takim, kjo për më shumë për të krijuar një njohje për Partizanin një ekip që pas disa javësh do ta kenë kundërshtar në kampionat dhe Gvozdenoviç kërkon të ketë një njohje sa më të madhe në çdo drejtim.