Gvozdenoviç: Duhet të shtojmë ritmin, shumë shpejt skuadra do mbushet
- Korca Boom
- Jul 19, 2023
- 1 min read
Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, pas ditës së djehsme dhe relaksit që kishin korçarët një ditë pas miqësores ndaj Voska Sport, ka deklaruar që mbaroi dita e pushimit dhe të tijtë duhet të shtrëngojnë “rripat”, pasi duhet punë e madhe për të arritur atje ku duhet.
Në një pronocnim për “Korça Boom” njeshi i stolit ka deklaruar: “Sigurisht që miqësoret na shërbejnë shumë, sepse shikojmë gjendjen e lojtarëve, por ajo që dua të theksoj është se duhet të shtojmë ritmin në stërvitje, pasi jemi në fazë përgatitore dhe këtu lojtarët duhet të marrin maksimumin.
E kam thënë dhe vazhdoj ta them, që pres edhe disa lojtrë të tjerë që dihet që janë pjesë e Skënderbeut, apo pres edhe ndonjë futbollist tjetër që do të na mbushë edhe më shumë skuadrën, pasi kemi nevojë. Superliga është e gjatë dhe na duhen lojtarë me cilësi për të bërë më të mirën.
Gjithsesi deri tani jam i kënaqur nga ky grup që kam. Kur ta kemi skuadrën e plotë do të themi fjalën e fundit,” - ka përfunduar fjalët e tij për portalin tonë, trajneri Ivan Gvozdenoviç.
