Gvozdenoviç eksperimenton në sulm
- Korca Boom
- Jul 31, 2023
- 1 min read
Një rreshtim i zakonshëm për korçarët në ndeshjen kundër Vorës, por një ndryshim i madh në vijën sulmuese, kjo jo vetëm në emra por edhe në vendosje.
Në këtë ndeshje Ermir Rashica luajti në qëndër të sulmit dhe e bëri mirë këtë detyrë, duke shënuar edhe golin e korçarëve.
Lika si gjithnjë në krahun e tij të zakonshëm në të djathtë, Nikaj la qëndrën e sulmit për të qënë si një sulmues i mirëfilltë i krahut të djathtë dhe duket se Nikaj e bën më mirë këtë rol. Është për tu parë se si do të ndryshojnë këto pozicione me mbritjen e Fleçerit tek Skënderbeu.
