top of page

Gvozdenoviç: Fitore që na jep besim, i kënaqur me trepikëshin…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 26, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu arriti një fitore vërtet të madhe ndaj Egnatias sot në Rrogozhinë.

E kemi thënë disa herë që askush nuk e besonte që do të ishte Skënderbeu ekipi që do të dilte me tre pikë nga përballja Egnatia-Skënderbeu, por gjithë ekipi dhe stafi teknik befasuan dhe treguan se kjo skuadër ka shumë talente që premtojnë shumë për të ardhmen.

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij pas kësaj fitoreje në javën e parë, por kërkon të mbajë me “këmbë në tokë” të tijtë, teksa pas fitores me kaq shumë vlera në një fushë të vështië si ajo ndaj Egnatias në Rrogozhinë, është shprehur:

“Ishim përgatitur për këtë ndeshje dhe e dinim që do të ishte e vështirë. Kishim besim të madh te vetja dhe ia dolëm. Jam shumë i kënaqur që morëm tre pikë të plota dhe kam një skuadër me djem të rinj të talentuar dhe që sot pas kësaj fitoreje fituan edhe më shumë besim te vetja. E kishim përgatitur ndeshjen me kundërsulm, kjo sepse kemi dy lojtarë të shpejtë, si, Rashica dhe Nikaj, por edhe në stol kishim Merlin dhe Lika. Edhe me fat në fund ia dolëm. Pas kësaj ndeshjeje kemi edhe 35 të tjera, prandaj duhet të ecim përpara.” - ka theksuar trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç.



bottom of page