Gvozdenoviç futbollistëve: Mos harroni, ju jeni Skënderbeu…
- Korca Boom
- Jul 25, 2023
- 1 min read
Duke ndjekur stërvitjen e ditës së sotme, shpesh herë është dëgjuar trajneri që tu flasë të tijve më një shqipe tashmë më të kuptushme. Gvozdenoviç gjatë zhvillimit të një testi të vogël loje brenda grupit, ju bërtiste të tijvë: “Mos harroni ju jeni Skënderbeu. Ju jeni lojtarë të këtij ekipi".
Realisht emri i korçarëve është tashmë i shënuar në histori dhe kushdo që vesh këtë fanelë, duhet ta ketë për nder dhe duhet të luftojë fort.
Por jo vetëm kaq, pasi ky ekip të jep një suport për të kaluar edhe më lehtë tek merkato, që çdo futbollist tashmë e dëshiron dhe Skënderbeu ta jep këtë mundësi.
