top of page

Gvozdenoviç i qeshur, shfaqet super para mediave…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 24, 2023
  • 1 min read

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, mbrëmë është parë më shumë se i qeshur pas përfundimit të takimit miqësor ndaj Dinamos. Realisht Skënderbeu luajti mirë mbrëmjen e djeshme dhe edhe pse serbi i stolit pret edhe disa blerje të tjera në ekip, sërish po di të ndërtojë një skuadër të denjë dhe shenjat e para u dhanë mbrëmë.

Në qytetin juglindor kanë shumë besim që Ivan Gvozdenoviç do të dijë më së miri që të ndërtojë një ekip të denjë në superligë.

Mbrëmjen e djeshme “Korça Boom” ka shkrepur këtë foto pas përfundimit të takimit, në momentin që Gvozdenoviç ishte përpara mediave dhe serbi është duku i qeshur dhe i gëzuar që grupi që ka për momentin në dispozicion dha shenja të mira.

Një tjetër e veçantë mbrëmë në Korçë ishte se media të shumta ishin të interesuara për këtë ndeshje miqësore dhe kjo duket edhe nga fotoja që ju sjellim më poshtë.



bottom of page