Gvozdenoviç: Ja cfarë futbollistë më duhen...!
- Korca Boom
- Jun 28, 2023
- 1 min read

Skuadra korçare duket që është një kantier ndërtimi. Ekipi është në riformatim, kjo për atë se janë futbollstë nga sezoni i kaluar, disa që kanë nënshkruar dhe disa të tjerë që janë në provë.
Është një periudhë kalimtare atje ku trajneri Gvozdenoviç ka përgjegjësinë e dhënies së notës pozitive për ata që janë dhe do të jenë në provë.
Mësohet se trajneri e ka të vështirë të flasë në këto momente se kush kalon, por ka një filozofi të qartë që e ka deklaruar për “Korça Boom”, ku sipas tij:
"Më duhen futbollistë që të përballojnë superligën dhe të bëjnë diferencë, futbollistë që kanë minuta loje nga sezoni i kaluar”.
Kjo javë do të jetë më shumë e përqëndruar për trajnerin dhe stafin e tij, pikërisht te të afruarit, duke i parë në të gjithë komponentët.