top of page

Gvozdenoviç ju shtrëngon “rripin” të tijve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 14, 2023
  • 1 min read

Skuadra korçare është në një fazë intensive përsa i përket ngarkesave fizike. Pas testeve të zhvilluara trajneri Gvozdenoviç e ka të qartë se ku janë dobësitë e ekipit të tij.

Tashmë stërvitjet janë me dy senaca stërvitore, madje me orar që shkon deri në dy orë për çdo seancë. Duket se edhe vetë futbollistët po mësohen më këtë ritëm edhe pse e paranojnë që janë të lodhshme. Gjithsesi lojtarët ndihen mjaft të kënaqur kur dihet se suksesi vjen nga puna dhe vetë trajneri e ka të qartë se në këto momente ngarkesat janë maksimale.

Në dy ditët në vazhdim, mësohet se do ketë ulje të volumeve dhe kjo për faktin se janë në prag të ndeshjeve miqësore.




bottom of page