Gvozdenoviç komenton shortin: E gjithë superliga është e vështirë…!
- Korca Boom
- Aug 3, 2023
- 1 min read
Edhe trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç ka bërë komentin e tij pas hedhjes së shortit për superligën e re 2023-2024.
“Korça Boom” kapublikuar ditën e djeshme e para shortin e superligës për Skënderbeun javë pas jave, ndërkohë që pod je e ka cilësuar shortin e Skënderbeut, si një short “ferri”. Kjo pasi qysh në 4 javët e para skuadra bardhekuqe do të luajë 3 ndeshje në transfertë dhe vetëm 1 në shtëpi.
I pyetur mbrëmjen e djeshme për shortin e Skënderbeut, trajneri Ivan Gvozdenoviç ka bërë këtë koment për portalin tonë: “E gjithë superliga është e vështirë dhe këtë e dimë dhe pa u hedhur shorti. Edhe pas hedhjes së shortit të njëjtën gjë do të them. Nuk ka ndeshje të lehta. Të gjitha takimetduan vlerësim maksimal dhe në të 36-të javët ne duhet të bëjmë më të mirën.”
Me pak fjalë kreu i pankinës bardhekuqe bën me dije se Skënderbeu duhet ti marë ndeshjet një e nga një.
