Gvozdenoviç leksion të tijve për mbrojtjen
- Korca Boom
- Aug 16, 2023
- 1 min read
Në seancën stërvitore të ditës së djeshme, trajneri Ivan Gvozdenoviç ka harxhuar një kohë të gjatë me repartin e mbrojtjes. Kjo edhe për atë që të gjithë e mbajmë mend si një qendërmbrojtës mjaft të mirë.
Ai së bashku me tetë mbrojtësit që ka në ekip, është marrë veçmas me çdo pozicion, mbi lëvizjet e tyre në fushë dhe pozicionimin sipas situatave të lojës. Ndërkohë që pjesa tjetër e ekipit punoi nën drejtimin e Gentjan Liçit.
Gvozdenoviç është treguar i papërtuar me të tijtë, për secilin ka folur dhe vepruar se si duhet të zgjidhen situatat e lojës. Tekniku kërkon që ekipi të japë siguri në repartin e mbrojtjes në të mirë të ekipit.
