Gvozdenoviç-Liço, dy “arkitektët” që po “gatuajnë” këtë Skënderbe…
- Korca Boom
- Aug 11, 2023
- 1 min read
Çdo ditë i shikon bashkë jo vetëm në stërvitje, por edhe jashtë saj. Padiskutim që në seancat stërvitore flasin shumë të dy, për të ndërtuar sa më mirë këtë Skënderbe dhe për të treguar që janë “arkitektë” të denjë në pankinë.
Ivan Gvozdenoviç dhe Gentjan Liço, janë dyshja që ia dolën sezonin e kaluar duke e shpallur Skënderbeun kampion në kategorinë e parë, ndërkohë që këtë sezon kanë një tjetër mision akoma edhe më të vështirë, pasi do të përballin skuadrën e tyre në superligë.
Serbi dhe korçari deri tani kanë pasur një bashkëpunim perfekt, ndërkohë që ata që i kanë vënë re në stërvitje, të dy janë ngjitur duke biseduar shumë me njëri-tjetrin dhe duke vendosur për gjithçka. Po ashtu bashkë kanë qenë edhe në testet miqësore, teksa për çdo gjë që kanë parë, kanë vendosur si të bëjnë më të mirën.
Janë padiskutim një dyshe perfekte, një dyshe që besohet shumë që do ia dalin edhe në këtë superligë edhe pse dihet që është e vështirë.
Gvozdenoviç dhe Liço, kanë vërtet në dorë fatet e Skënderbeut, por presidenti, futbollistët, tifozëria, të gjithë besojnë shumë që kjo dyshe do bëjë më të mirën për këtë Skënderbe.
Suksese Ivan! Suksese Gentjan!
