top of page

Gvozdenoviç në “ankth” deri të mërkurën / Bëhet gati lista e federimeve...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 14, 2023
  • 1 min read

Ndeshja miqësore e së mërkurës është një ditë “ankthi’ për trajnerin Ivan Gvozdenoviç. Kjo është një ndeshje nga ku do të marrin përgjigje shumë pyetje që kanë ngelur pezull.

Së pari, do të shihet realisht gjendja e dy futbollistëve të afruar, Fleçer dhe Diabi të cilët janë bashkuar vonë me grupin.

Në qoftë se për Fleçerin gjithçka është e përfunduar, për Diabin do të duhet edhe kjo ndeshje. Por, nuk përfundon këtu. Kjo pasi siç është mësuar Gvozdenoviç, stafi teknik, dhe presidenca do të marrin vendimin final për 25-së futbollistët që do të jenë pjesë e organikës, kjo pasi dita e federimeve po vjen bashkë me startin e garës.


bottom of page