top of page

Gvozdenoviç “ngujohet” në Korçë, harron Serbinë…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 12, 2023
  • 1 min read

Nuk bëhet fjalë për ndonjë largim nga Skënderbeu, por kjo lidhet me faktin e largimit për momentin drejt Serbisë tek familja e tij për një periudhë qoftë edhe pushimesh. Për njëshin e stolit korçar duhet harruar për shumë kohë vendlindja dhe familja, pasi tashmë ai është dashuruar dhe lidhur vetëm me Korçën dhe skuadrën që ai drejton.

Trajneri Ivan Gvozdenoviç tashmë ka filluar të mendojë vetëm për ekipin dhe nga sa mësohet për të këtë vit nuk ka ditë pushimi. I vetmi rrefren që Gvozdenoviç e përmend shpesh është: “Duhet punë dhe vetëm punë , pasi kështu do të arrijmë rezultatet.”

Gvozdenoviç ka mëse dy javë në Korçë dhe në çdo orë të ditës e sheh duke menduar vetëm për ekipin. Ai së bashku me stafin e tij punojnë në drejtim të planifikimit stërvitor.




bottom of page