Gvozdenoviç shijon bukuritë e “Tropikalit”
- Korca Boom
- Aug 9, 2023
- 1 min read
Ka ditë pushimi për trajnerin Gvozdenoviç, ashtu si edhe për futbollistët. Trajneri ka preferuar të qëndrojë në Shqipëri dhe më konkretisht në shtëpinë e dytë të korçarëve, resortin “Tropikal”.
“Është një mrekulli këtu, - ka deklaruar Gvozdenoviç. - Po i shijoj në maksimum këto dy ditë pushimi. Realisht edhe unë kisha nevojë për pak pushim, sepse kemi punuar shumë.”
Por, duket se ditët e pushimit kalojnë shpejt dhe korçarët do të zbresin përsëri në fushën stërvitore, atje ku mendjen e kanë tek fillimi i kampionatit.
