Gvozdenoviç u merr “shpirtin” të tijve…
- Korca Boom
- Jul 6, 2023
- 1 min read
Trajneri serb Ivan Gvozdenoviç e ka ndarë mendjen që t’u marrë “shpirtin” të tijve. Themi këtë pasi edhe sot Skënderbeu ka vijuar me dy seanca, ndërkohë që po e njëjta gjë do të ndodhë edhe nesër.
Vetëm të martën Skënderbeu është çlodhur disi me një stërvitje, ndërkohë që këto ditë, deri në fundjavë skuadra nuk do të ndalet me ngarkesë të lartë fizike.
Është java e dytë e fazës përgatitore, ndërkohë që këtë javë stafi teknik ka menduar që të mos pushojë edhe në fundjavë, ku do të zhvillohet edhe testi i parë i kontrollit brenda grupit.
Ndërkohë që faza përgatitore do të zhvillohet e gjitha në qytetin e Korçës, serbi i stolit ka menduar që ky është momenti që të gjithë ata që janë nën urdhërat e tij të marrin ngarkesë maksimale.
