top of page

Gvozdenoviçin e zënë “ethet” e garës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 5, 2023
  • 1 min read

Gjatë gjithë kësaj periudhe trajneri Gvozdenoviç ka qënë shumë aktiv në komunikim me mediat, kjo ishte një anë pozitive, por tani duket se e kanë zënë edhe atë “ethet” e garës. Tani ka filluar të jetë me më pak fjalë.

Kampionati po afron dhe duhet tani të mendohet për garën. Trajneri në fazë përgatitore është shumë komod, pasi nuk ka presionin e garës.

Madje çdo trajner në fillim shikon edhe shortin edhe pse në deklarimin e tij Gvozdenoviç u duk se nuk i interesonte kalendari, kjo është edhe për arsye psikologjike. Por, në katër ndeshjet e para tre jashtë fushe ka një domethënie që realisht asnjë trajneri nuk do t'i pëlqente.


bottom of page