top of page

Habit sërish atletika, performancë super me vajzat dhe djemtë e Skënderbeut…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 14, 2023
  • 1 min read

Sërish atletika korçare na sjell pamje dhe video të ndryshme, duke treguar se është atje me paraqitjet e veta shumë të mira dhe duke mbajtur në “këmbë” atletikën e Skënderbeut.

Në një seancë stërvitore trainerja e Skënderbeut, Olgerta Xega (Gjylapi) na sjell këtë foto me djemtë dhe vajzat e ekipit të Skënderbeut.

Gjatë kësaj seance të gjithë sportistët kanë zgjedhur kodrat e qytetit dhe më pas këtë foto që tregon se sportistët janë të shumtë dhe vijojnë me ritme të larta seancat stërvitore.

Urime dhe suksese të gjithë atletëve dhe atleteve dhe të ndjekin shembullin e viteve të kaluara të Skënderbeut kampion në atletikë, me rezultate dhe emra të mëdhenj të pistës.



bottom of page