top of page

Helmimi i 3 vajzave të mitura në Korçë, dyshohet se konsumuan karamele me hashash, 3 vjeçarja e intubuar në reanimacion

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 18
  • 1 min read

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e tre të miturve në Korçë.


Burime bëjnë me dije se tre motrat e mitura kanë konsumuar pranë koshit të mbeturinave, karamele të cilat dyshohet se kanë përmbajtje të esencës së lëndëve narkotike (hashash).


Nga ana e policisë, është konfirmuar totalisht që karamelet janë gjetur në koshin e mbeturinave dhe nuk ua ka dhënë asnjë person tjetër.


Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se në gjendje të rëndë shëndetësore është vetëm 3 vjeçarja e cila në këto momente po intubohet në reanimacionin e spitalit të Korçës.


Dy vajzat e tjera fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhen në gjendje stabël nën kujdesin e mjekëve në pediatri.


Hetimet vijojnë lidhur me ngjarjen e rëndë, ndërsa po pyeten të gjithë familjarët dhe të afërmit e të miturave.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page